English

Shkodër, konflikt me armë, plagosen dy persona

Shkodër, 6 qershor 2011, NOA – Një konflikt me armë për motive të dobëta mes dy shtetasve shkodranë ka çuar në plagosjen për pakujdesi të njërit syresh dhe të një personi tjetër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15.30 të së dielës në lagjen “Tom Kola” në qytetin e Shkodrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta, në grindje e sipër, nga shkëmbimi i zjarrit është plagosur nga pakujdesia 73-vjeçari Gj. Ballçiti, banues në lagjen “Tom Kola”.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal, jashtë rrezikut për jetën.

Po kështu është plagosur lehtë me armë gjahu, edhe njëri prej të arrestuarve 20-vjeçari Kristian Arraj.

Policia e Shkodrës bëri me dije se për ngjarjen në fjalë janë arrestuar dy personat që ndezën konfliktin, 20-vjeçari Kristian Pjetër Arraj banues në lagjen “Mark Lula” të qytetit të Shkodrës dhe Alban Zef Ballçiti 38 vjeç, banues në lagjen “Tom Kola”.

Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistolet TT, me një krëhër me 3 fishekë, një armë gjahu teke e kalibrit 12, që mbahej me leje nga shtetasi Alban Ballçiti dhe 14 copë fishekë.

Dy të arrestuarit janë nën akuzë për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, plagosje të rëndë nga pakujdesia, armëmbajtje pa leje dhe prishje të rendit e qetësisë publike.

mit/NOA

KOMENTE