Tiranë, 6 qershor 2011 NOA- Pak javë pas akuzës në Gjykatën e Lartë, Zyber Lela heq dorë nga padia ndaj ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Zyrtarisht Gjykata e Lartë njoftoi se Zyber Lela, i cili paditi Mediun për veprën penale të plagosjes është paraqitur përpara Kolegjit Penal duke deklaruar se heq dorë nga kërkesa kundër ish ministrit Fatmir Mediu. Në këto rrethana Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 59, 387/1, 328/c, 74, 83/1 dhe 85 të Kodit të Proçedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, vendosi pushimin e çështjes penale ndaj të akuzuarit Fatmir Mediu.
Po sot, Kolegji Penal ka deklaruar shpalljen e moskompetencës lëndore për gjykimin e çështjes ndaj të akuzuarve të tjerë si Ylli Pinari, etj. dhe dërgimin e çështjes për kompetencë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
a.q/ NOA