Çikago, 6 qershor 2011, NOA- Onkologji, rritet në 20% numri i të prekurve nga kanceri i gjirit dhe ai i prostatës.
Si një faktor kyç për këtë konsiderohet mbipesha dhe obeziteti të cilat janë faktor kryesor për fillimin e kancerit dhe kjo verifikohet sipas rasteve të mëparshme ku kryesisht pacientët të cilët kanë pasur kancer kanë qenë mbipeshë.
Ky fakt u lajmërua gjatë një takimi të organizuar në Çikago nga onkologët, ku sipas tyre fakti i të qenit i shëndoshë e rrit me 20% mundësinë e prekjes nga kanceri.
a.y/NOA