Tiranë, 6 qershor 2011 NOA- Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur sot fitoren e së djathtës në Portugali. Sipas tij, partia fituese e zgjedhjeve është një aleate e Partisë Demokratike në Shqipëri. Berisha përshëndeti gjithashtu edhe fitoren e Nikola Gruevskit në Maqedoni. “Kjo parti ka marrëdhënie të shkëlqyera me Partinë Demokratike. Përshëndes edhe forcat politike shqiptare që hynë në këto zgjedhje me një akord të përbashkët e me një kod sjelljeje”, u shpreh Berisha, ndërsa vlerësoi edhe performancën në këto zgjedhje të faktorit politik shqiptar.
a.q/NOA