Maqedoni, 6 qershor 2011 NOA- Zgjedhjet e së djelës kanë qenë zhgënjyese për disa parti politike shqiptare, të cilat nuk kanë mundur dot të sigurojnë votat e duhura për mandate në Kuvend. Dështimin në këto zgjedhje e pësuan Demokracia e Re (DR), Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH), Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK) si dhe Partia për Prosperitet Demokratik (PPD).
Vetëm kryetari i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti pohuar përgjegjësinë personale si lider i kësaj partie për dështimin në këto zgjedhje.
Sikundër raporton agjencia maqedonase e lajmeve INA, partitë e tjera nuk kanë dhënë sqarime lidhur me rezultatin e tyre dhe epilogun e këtyre zgjedhjeve, përfshirë edhe Demokracinë e Re (DR) e cila ka marrë vota të konsiderueshme dhe për një epërsi të vogël nuk ka arritur të fitojë mandatin e një deputeti në zonën e dytë zgjedhore.
Një pjesë e këtyre partive pritet të pësojnë shuarjen totale apo margjinalizimin e tyre në skenën politike shqiptare në Maqedoni, ku kanë fituar dy blloqe të forta politike si dhe partia e sapoformuar RDK.
Dështimi është i pranishëm edhe tek spektri politik maqedonas ku humbjen më të madhe e ka pësuar Partia Liberal Demokrate, e cila nga gjashtë deputet që kishte në mandatin e kaluar, tani nuk ka siguruar asnjë deputet
a.q/NOA