English

Ambasadorja e SHBA në Serbi takon shqiptarët e Luginës së Preshevës

Bujanovc (Serbi), 7 qershor, NOA – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Mary Burce Warlick pritet të zhvillojë sot një takim në Luginën e Preshevës. Warlick do të takohet me kreun e komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi, raportojnë mediat shqiptare në Preshevë.

Raportohet se pas takimit me kreun e komunës dhe përfaqësuesin e shqiptarëve të Bujanovçit, diplomatja amerikane do të takojë edhe subjekte tjera politike si nga pala shqiptare ashtu edhe nga ajo serbe.

Qëllimi i vizitës mësohet se është njohja nga afër e realitetin dhe situatës aktuale në Luginën e Preshevës.

NOA

KOMENTE