English

Ankimimi i fundit i PS, hidhet shorti për gjyqtarët

Tiranë, 7 qershor 2011 NOA- Një ditë pas dorëzimit të ankimimit të PS, në Kolegjin Zgjedhor ështe hedhur shorti për trupin gjykues. Zyrtarisht nga Gjykata e Apelit, bëhet e ditur se çështja do të shqyrtohet në datë 13 qershor, ora 10.00. Relatore e çështjes do të jetë Dhuarat Haveri, ndërsa pjesë e trupit gjykues do të jenë Sashenka Jonuzi, Astrit Kalaja, Marie Qirjazi dhe Neriban Mullai.

Në datën 3 qershor, Kolegji rrëzoi 2 ankimime te PS-së përsa i përket rezultatit per Tiranën. Sërisht kjo force politikë depozitoi ne Kolegjin Zgjedhor, një tjeter ankimim qe bazohet ne vendimin 711 të KQZ-së.

Ky vendim shpalli rezultatin final për Tiranën duke deklaruar kandidatin e djathtë Lulzim Bashën fitues me 81 vota më shumë se kandidati i majtë Edi Rama.

a.q/NOA

KOMENTE