English

Bosnje-Shqipëri 0-0, luhet pjesa e dytë

E martë, 7 qershor 2011, NOA – Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Bosnje Hercegovinë- Shqipëri, një ndeshje e vlefshme për eliminatoret e kampionatit Euro 2012.

Pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në stadiumin Zenica të Bosnjes përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.

Gjatë 45 minutave të para të ndeshjes u panë pak aksione për gol në të dyja portat respektive.

Kuqezinjtë dhe Bosnja bëjnë pjesë në grupin D, ndërkohë që kombëtarja shqiptare ka grumbulluar 8 pikë, ndërsa ajo boshnjake ka 7 pikë.

Lojtarët e kroatit Josif Kushe luajnë për vendin e dytë në grupin D, duke ditur që janë një pikë para Bosnjes.

Ndeshja Bosnje Hercegovinë-Shqipëri gjykohet nga arbitri holandez Kevin Blom.

mit/NOA

KOMENTE
  • Anizel22:09 - 07 Qershor 2011
    .....S'kanë turp fare këta tanët ....e kanë ngrënë turpin me bukë... 2:0.....sa keq..........