Kili, 7 qershor, NOA - Pamjet e shpërthimit të vullkanit në Kili janë arritur të kapen edhe nga satelitët, në një distancë mjaft të madhe nga toka. Sateliti “Aqua” ka arritur të sjellë shpërthimin e hirit vullkanik në disa foto, të cilat janë cilësuar si pamjet e “Ferrit në Tokë”.
Vullani Puyehue në Kili është një prej më të mëdhenjve në botë dhe shpërthimi i tij ndodhi pak ditë më parë, pas dekadash qetësi. Vullkani ka krijuar një çarje në tokë prej tre miljesh të gjatë në zonën e Andeve në Kilin Jugor. Kjo ka sjellë dhe çlirimin e reve toksike të cilat kanë arritur deri në Argjentinë.
Autoritetet vendore kanë mundur të largojnë rreth 4 mijë persona nga zona e rrezikut.
Por situata mund të jetë apokaliptike në këtë vend, pasi lumenj llave janë duke përshkruar pjesët e malit.
Zëvendësministri i Brendshëm Rodrigo Ubilla tha se rreth 50 familjet në zonën e Rininahue kishin refuzuar të braktisin shtëpitë e tyre. Ndërsa drejtor i gatishmërisë emergjente në Kili tha se, "çdo gjë është e përgatitur me strehim dhe
transport për ata që duan të largohen nga rreziku”.
a.k/NOA