English

Grinden, gjykim në liri për 2 shtetas

Sarandë, 7 qershor 2011 NOA- Policia e Sarandës ka nisur gjykimin në gjendje të lirë për shtetasin Erlin Rumani, vjeç 27, banues në Sarandë, pasi në datë 05.05.2011 ora 19.00 ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të lehta, shtetasit Thoma Cari. Po dje, në qytetin e Sarandës një tjetër shtetas, Artur Shino, vjeç 43, banues në Delvinë ka nisur të gjykohet në gjendje të lirë. Shino rreth orës 04:00 datë 06.06.2011 në qytetin e Delvinës për motive të dobëta ka goditur me grushte duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Habib Veip Musta vjeç 49. Materialet procedurale do t’i përcillen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë pë veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

a.q/NOA

KOMENTE