English

James Bond rikthehet në 2012

SHBA, 7 Qershor NOA - Tashmë është zyrtare, James Bond do të rikthehet në ekranin e madh në 2012.

Kapitulli i 23 i sagës së shërbimeve sekrete do të shfaqet në Britaninë e Madhe më 26 tetor, si një publicitet i të përditshmes britanike “The Guardian”.

Daniel Craig do të jetë sërish protagonisti absolut. Ai do të jetë në rolin e agjentit 007 për herë të tretë.

Ndërkohë që regjia i është besuar Sam Mendes, çmim oskar i “American Beauty”.

Filmi do të dalë pas përvjetorit të 50-të të filmit të parë të James Bond, që u shfaq më 5 tetor të1962 me protagonist Sean Connery.

r.b/NOA

KOMENTE