English

Kalimi i paligjshëm i kufirit, arrestohet 38-vjeçari

Sarandë, 7 qershor, NOA – Policia e Sarandës ka arritur të arrestojë një të kërkuar për trafik klandestinësh drejt Greqisë. Abedin Agalliu, 38 vjeç, banues në Sarandë është arrestuar paraditen e djeshme.

Agalliu është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me 2 vjet burg dhe 300 000 lekë gjobë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga neni 298/1 i Kodit Penal. Ai është dënuar pasi ka ndihmuar disa persona të tjerë që të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pas ndalimit, materialet procedurale në ngarkim të 38-vjeçarit do t’i përcillen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.

a.k/NOA

KOMENTE