English

Kanada, Mehdin Zhega prej dy javësh në koma

Toronto, 7 qershor 2011 NOA- Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Mehdin Zhega po lufton me vdekjen në spitalin e Torontos në Kanada. Rreth dy javë e gjysëm më parë, ndërsa ishte për vizitë tek kunati i tij, ish-tekniku kuqezi ka rrëshqitur aksidentalisht në banjo dhe ka përplasur kokën në pjesën e prapme të saj, ç'ka i ka shkaktuar një këputjen e rruazës së fundit të pjesës së qafës. Zhega është çuar direkt në spitalin e Torontos, në Kanada, ku ndodhet prej më shumë se dy javësh në në gjendje kome. Zëvendës sekretari i Federatës, Besnik Çela, ka pohuar se gjëndja shëndetësore e ish trajnerit të kombëtares nuk është e mirë. “Është në gjendje koma dhe mjekët i japin pak shpresë për jetën. Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar, por tashmë shumë gjëra nuk janë më në dorë të mjekëve”, ka deklaruar Çela.

a.q/NOA

KOMENTE