English

Kaos në Jemen, 15 të vdekur, kthimi i Saleh i pasigurtë

Aden, 7 qershor 2011 NOA- 9 ushtarë dhe 6 persona të armatosur, të cilët qeveria i kishte akuzuar për lidhje me Al Kaedën, kanë mbetur të vrarë gjatë luftimeve të dhunshmë të natës së kaluar. Ndërkohë, rrjeti prestigjioz CNN pohon se mbetet tërësisht i pasigurtë një kthim i mundshëm në atdhe i presidentit Ali Abdullah Saleh. Burime zyrtare pranë qeverisë pohuan për CNN se presidenti ka djegie në më shumë se 40% të trupit, ndërsa një mushkëri është tërësisht e dëmtuar.

a.q/NOA

KOMENTE