English

Operacioni “Vrith”, kapen 81 kallëpe dinamit dhe 14 rrënjë hashash

Pukë, 7 qershor, NOA – Një operacion i policisë në fshatin Vrith të Pukës ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme municionesh dhe bimësh narkotike. 81 kallëpe dinamiti malorë, me peshë gjithsej 16.2 kg, 12 kubik me 14 rrënjë bimë narkotike cannabis sattiva, 1 armë zjarri automatik model “56”, me 1 krehër automatiku si dhe 30 copë fishekë kanë qenë sendet e gjetura nga policia në shtëpinë e Lek Ndoci, 22 vjeç nga fshatin Vrith.

Pas sekuestrimit të municioneve dhe drogës, policia ka bërë të mundur dhe arrestimin e Ndocit, dje gjatë orës 19:00. Ai akuzohet për “mbajtje pa leje të lëndëve plasëse”, “kultivimit të bimëve narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”.

a.k/NOA

KOMENTE