English

Pasqyra e Shtypit, 7 qershor 2011 (VIDEO)

Tiranë, 7 qershor 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën emartë, 7 qershor 2011.

E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor në numrin e sotëm: “Kërkoi 42 mijë euro, tërhiqet paditësi i ministrit”, i cili flet për tërheqjen e një prej personave të plagosur në Gërdec, i cili ka hequr padinë ndaj ministrit Mediu. Disa tituj të tjerë janë; “Pesë skenarë për vendimin e Kolegjit”, “Studentja merimangë, farmaciste alpiniste”.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Do vrisja veten, Griselda: Jastëkun e vura vetëm në muajin e fundit”, i cili pasqyron deklaratat e vajzës që aludoi për një rrëmbim dhe lindje të detyruar. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Pakti PD-PS, votat gabim u numëruan edhe në Berat, Nasufi: Zbatuam Kodin”, “Në kampin e Volçishti, Kutelin e varrosën të gjallë”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor në numrin e sotëm të saj; “Opozita akuzon Kolegjin për mos publikimin e vendimit”, i cili flet për akuzat e bëra dje nga kreu i PS-së, Edi Rama. Disa tituj të tjerë janë; “Hetimet, Prokuroria, riinspektim për 21 janarin”, “KQZ, një muaj pas tetë majit ka certifikuar zgjedhjet vetëm në 5 qarqe”.

Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Pse e hoqëm kombësinë, certifikatat, qeveria, kundër “kërcënimit” grek”, i cili flet për deklaratat e djeshme të zëvendëskryeministrit Haxhinasto. Disa tituj të tjerë janë; “Enver për tezat; Gjeneralët ligjërojnë pushtimin e vendit”, “Babai i Emmy-t: S’jemi dakord me prokurorinë, vrasja u bë me dashje”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; indo@noa.al.

a.k/NOA

78

KOMENTE