English

Sekuestrohen 1850 steka cigare pa pullë fiskale, një në pranga

Shkodër, 7 qershor 2011 NOA- 45 vjeçari Tonin Kacerri, lindur e banues në Shkodër ka përfunduar në prangat e policisë, pasi është kapur në flagrancë në automjetin tip Benz furgon me targa MA 23 65 B, në të cilin po trasportohej një sasi prej 1850 steka cigare të ndara në 37 koli, të markës Best Man, mall ky i cili ishte pa pullë fiskale.

Ndërkohë u bë shpallja në kërkim e po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të të arrestuarit shtetasit Edmond Gjolaj, vjeç 36, lindur e banues në fshatin Kastrat, të rrethit M. Madhe, pasi mjeti në fjalë rezulton të jetë në pronësi të këtij shtetasi. Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së rretshit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet aksezë” “Tregëtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

a.q/NOA

KOMENTE