Nga Kastriot Osmani
Në kampin politik maqedonas del fituese një parti politike e cila nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë ndërmend që t’i përfillë ndonjëherë shqiptarët, një parti nacionaliste e shoviniste ( flas për neve shqiptarëve sepse për sllavët kjo është partia tyre më e duhura). Del fituese një parti politike shqiptare e cila gjatë viteve të sundimit në pushtet nuk bëri asgjë, vetëm se humbi atë që shqiptarët e fituan me gjak, një parti kozmopolite e servile ndaj pushtetarëve gjë që kjo për neve është humbje e madhe. Këta shërbëtorë të qeverisë sllavo-ortodokse, hijezuan dhe thyen shumë virtyte kombëtare, si besën, krenarinë, dinjitetin...
Është me të vërtetë keqardhës fakti se në këto zgjedhje shqiptarëve iu “dogjën” edhe 24964 vota, një numër jo edhe i vogël i votash. Në zgjedhjet e 2008 gjithsej pati 29 deputet shqiptar, ndërsa tani do të ketë 25. Në humbje janë 4 deputet shqiptar. Edhe këtu u vu në pah një papjekuri e politikbërjes të partive politike shqiptare në plan kombëtar. Mosunifikimi i shqiptarëve, një koalicion parazgjedhor bëri që shqiptarët ti humbin 4 deputet e që nuk janë pak. Po ku ngeli diaspora ? Nga 3 deputet e asnjë nuk u zgjodh shqiptar. Me të vërtetë zhgënjyese është ky fakt ku shqiptarët në mërgatë dhanë aq shumë për popullin e vet, ndërsa dolën si humbës të dyfishtë.
Mirëpo prapë se prapë nuk duhet edhe aq shumë që të dëshpërohemi, pse e them këtë ? Sepse gjendja aktuale politike e shqiptarëve në të gjitha vendet ku janë, dihet se si është. Ne jemi të varfër dhe në momentin kur partitë politike nuk kanë agjendë politike, ata elektoratin e “blejnë” me para. Jemi mësuar kështu, parti politike pa vizion të qartë gjithmonë të jenë në krye të „shtetit“, them kështu sepse shqiptaret jashtë Shqipërisë amë, kurrë nuk kanë pasur shtetin e tyre të lindjes në duar të tyre.
Shumë projekte u filluan me „ Prerodb-ën”, që janë fund e krye antishqiptare dhe sa po shohim prap do të vazhdoj ky hov i madhë anti-vlerave shqiptare dhe pro atyre sllave.. Përsëri shqiptarët e Velesit, Krushevës, Manastirit, Ohrit e Resnjës do të ngelin në mëshirë të fatit, aty ku diskriminimi sllav është i shfaqur haptazi, aty ku projektet sllavo-maqedonase për spastrim etnik dhe asimilim shihen qartazi. Përsëri shqiptarët e Kumanovës, Likovës e Shkupit do të mëshirohen me fatin e tyre të lënë anash nga qeveria, pa bërë s’paku një investim në zonat ku popullata shqiptare është shumicë.
Është e ditur se shqiponjat janë shpezë që gjithnjë janë në kërkim të territoreve, kërkojnë territore, i marrin, i mbajnë nën kontroll dhe i shfrytëzojnë për nevoja të tyre. E nëse shikojmë nga ky aspekt, neve shqiptarëve, nuk jemi shqiponja, shqipe të maleve.
Ne edhe ato territore që i patëm dalëngadalë po i humbim, e mos të flasim për territore tjera, nuk jemi në gjendje që atë që kemi ta menaxhojmë si duhet e të kemi në dorë „ gjahun“ tonë.
Por thonë shpresa e fundit vdes, pra ende ekziston një shpresë. Ajo është rinia shqiptare, një rini me botëkuptime të kohës, një rini me potenciale mjaft të mëdha, një rini e arsimuar, një rini shqiptare evropiane. Kjo është ajo që bën edhe malet të përkulen. Kjo është ajo rini e cila do të duhet t’i bëj ndryshimet rrënjësore e të sjell një të ardhme më të ndritshme të shqiptarëve, një rini në të cilën bëj pjesë edhe unë. Dhashtë Zoti që në këtë milenium të ri, shqiptarët t’i zgjidhin problemet e tyre dhe të jetojmë një jetë ashtu si edhe e meritojnë. Zoti i bekoftë shqiptarët !
NOA/INA