English

Tre persona në pranga, grumbulloheshin në kundërshtim të policisë

Vlorë, 7 qershor 2011, NOA – Tre persona, të cilët kanë kundërshtuar veprimet e policisë së Vlorës duke protestuar në mjediset e birrës Norga janë arrestuar nga blutë e Vlorës.

një komunikatë kjo polici bëri me dije se janë arrestuar 50-vjeçari Arjan Moisi Agalliu, lindur dhe banues në Vlorë; 37-vjeçari Lavdimir Servet Haxhiaj, lindur në Vranisht dhe banues në Vlorë dhe 25-vjeçari Besmir Tomorr Koçiaj, lindur në Berat dhe banues në Vlorë.

Arrestimi i tre personave u argumentua me faktin se ata janë grumbulluar në lagjen “11 Janari” në mënyrë të përsëritur dhe të paligjshme përpara ambienteve të birrës “Norga”, e cila është sekuestruar nga Zyra e Përmbarimit Gjyqësor Tiranë.

Arjan Agalliu, Lavdimir Haxhiaj, Besmir Koçiaj kanë kundërshtuar thirrjet e policisë për t’u larguar.

Ata janë nën akuzë për kundërshtimin e punonjësve të rendit publik.

mit/NOA

KOMENTE