Tripoli, 7 qershor 2011, NOA – Të paktën 29 persona është bilanci i viktimave të sotme në kryeqytetin libian Tripoli, të vrarë pas 60 sulmeve ajrore me raketa raid të NATO-s mbi Tripoli.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetarët zëdhënësi i qeverisë libiane Moussa Ibrahim.
Tripoli ishte objektivi i një bombardimi të paprecedentë të ndërmarrë nga forcat shumëkombëshe të NATO-s, sulme të cilat do të vazhdojnë deri në rrëzimin nga pushteti të udhëheqësit libian Muammar Gheddafi.
Më herët mbërriti në Tripoli në një vizitë të palajmëruar i dërguari special i OKB-së Adbel-Elah Al Khatib.
Sipas agjencisë zyrtare libiane Jana, i dërguari i OKB-së mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Tripolit në orën 17.38 me orën lokale të Libisë.
Al Khatib ishte në Tripoli në mes të majit ku i bëri presion Gheddafit të ndalonte luftimet dhe të lejonte mbërritjen e ndihmave humanitare për qytetet e zaptuara nga kryengritësit.
Por, lideri libian sfidoi liderët e perëndimit duke deklaruar pas sulmeve të sotme se ai do të qëndrojë në Tripoli i gjallë apo i vdekur.
mit/NOA