Angli, 7 Qershor NOA - Një rikthim në periudhën e fëmijërisë: princi William do të çojë bashkëshorten e tij Kate për të jetuar në shtëpinë e së ëmës.
I biri i Carlo dhe Diana ka zgjedhur një apartament modest në Kensington Palace si vendqëndrimi në Londër.
“Ideja ishte gjetja e një vendi të përkohshëm, pasi banesa e tyre do të qëndrojë ajo e Anglesey ku ai praktikon dhe pilotimin”, - bëri të ditur e përditshmja Daily Telegraph.
Natyrisht që zgjedhja e princit nuk ka aspak të bëjë me apartamentet në të cilët jetojnë pjesëtarë të tjerë të familjes së mbretëreshës Elisabetta: dukat e Gloucester, ato të Kent dhe princi dhe princesha Michael di Kent. r.b/NOA