Itali, 8 Qershor NOA - “Për sa i përket martesës, nuk vendos dot limite mbi ardhjen e saj, pasi diçka e tillë nuk dihet. Jam besimtare dhe besoj në martesë, në të ardhmen qëndron, por aktualisht nuk kam nevojë për të konfirmuar lumturinë tonë”, - kanë qenë këto fjalët e Elisabetta Canalis në intervistën për të përjavshmen italiane ‘Chi’, në lidhje me një martesë të mundshme me .
Aktorja ka folur de në lidhje me rikthimin e saj në televizion, ku më 16 qershor do të jetë e pranishme në stacionin italian Canale 5 në programin e ri “Fornelli e coltelli”, i cili do të drejtohet nga Alfonso Signorini.
“Jemi një çift që nuk mërzitet asnjëherë. Ndonjëherë ndihem si në përrallë”, - shtoi Cannalis.
Ajo gjithashtu ka theksuar se Clooney asnjëherë nuk jep deklarata në lidhje me jetën e tyre private dhe gjithçka që lexohen në revista janë gjëra të së kaluarës.
r.b/NOA