English

Corriere della Sera: Vajza e Albano Carrisit është gjalle

Itali, 8 qershor 2011 NOA- 17 vjet pas zhdukjes familjarët bien në gjurmët e para të Ylenia Carrisit, vajzës së çiftit të këngëtarëvë Albano e Romina Carrisi.

E përditshmja italiane Corriere della Sera bën me dije sot se personi që ka hedhur tezën tronditëse është gazetari Roberto Fiasconaro, i cili i ka dedikuar cështjes së zhdukjes së vajzës së këngëtarit italian Albano Carrisi dhe Romina Power. Gazetari italian në numrin e fundit të së përjavshmes gjermane ‘Freizeit Revue’ ka pulikuar një intervistë të shefit të policisë së New Orleans Warren J. Riley sipas të cilit vajza e parë e këngëtarit Al Bano dhe Romina Power, e cila u zhduk në New Orleans në vitin 1994 ndodhet në Sant'Anthony’s, një kuvend greko-ortodoks në Arizona. Të dhënat e reja mbi cështjen e zhdukjes së vajzës së parë të Albano Carrisi dhe Romina Poëer i konfrmon dedektivi i skuadrës së vrasjeve së Departamentit të Policisë së New Orleans, Gwen Guggenheim: “Kemi të dhëna të reja mbi vendodhjen e Ylenias. Edhe pse nuk mundemi të japim detaje të tjera duke qënë se hetimet po vijojnë”,- deklaron për të përjavshmen gjermane Freizeit Revue, dedektivi. Ai që ka rritur më së tepërmi dyshimet mbi ekzistencën e Ylenie Carrisi është edhe cenralisti i kuvendit At Samueli. Duke i’u përgjigjur gazetarit të gazetës gjermane prifti ka konfirmuar se: “Dy ditë pas telefonatës së policisë amerikane në kuvend një grua e cila po punonte në kopësht e braktisi gjithë nxitim manastirin. Ishte e tronditur. Tha se donte të shkonte në Azi. ”,- rrëfen at Samueli. “Lajmi sipas të cilit vajza ime Ylenia mund të jetë gjallë dhe mund të jetë në Arizona është një spekullim i turpshëm. Në lajm nuk ka asgjë të vërtetë. Të përjavshmet gjermane janë më të këqijat. Po trillojnë varre, gropa. Me qëllim që të shesin sa më shumë kopje mund të shisnin edhe shpirtin”,- ka reaguar këngëtari italian Albano Carrisi ndaj lajmit të pulikuar nga e përjavshmja gjermane Freizeit Revue.

a.q/ NOA

KOMENTE