Shkup, 8 qershor 2011 NOA- PPD dhe BDK rrezikojnë dënime prej 4 mijë deri në 5 mijë euro për shkak të mosdorëzimit të raporteve financiare për fushatën zgjedhore pranë Komisionit Antikorrupsion. Agjencia maqedonase e lajmeve INA njoftom se përveç tyre, raportet financiare nuk janë dorëzuar edhe nga partia Të Bashkuar për Maqedoninë e udhëhequr nga Lube Boshkovski , i arrestuar disa ditë më parë, VMRO-Partia Popullore, si dhe Partia Social Demokrate e Maqedonisë.
Në përputhje me Kodin zgjedhor, partitë të cilat nuk kanë dorëzuar raportet financiare në afatet e parapara kohore do të ballafaqohen me dënime prej 4 mijë deri në 5 mijë euro.
Komisioni Antikorrupsion bëri të ditur se raportet financiare i kanë dorëzuar 13 parti politike dhe se po vijon shqyrtimi i tyre. Tek disa parti janë vërejtur më shumë para të paraqitura se sa harxhimet e bëra gjatë fushatës. Raportet financiare do të duhet të dorëzohen edhe pranë Entit për Revizion si dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
a.q/NOA