Krujë, 8 qershor 2011, NOA – Në orët e para të mëngjesit të sotëm është hedhur në erë shtylla elektrike e tensionit të lartë 220 KW në Krujë.
Shtylla e hedhur në erë nga disa shpërthime njëherësh rreth orës 03.30 të mëngjesit ndodhet pranë fshatit Borizanë të Krujës.
Nga hedhja në erë e shtyllës kanë mbetur pa energji elektrike banesat e zonës dhe dy fabrikat e çimentos të ngritura në atë zonë.
Policia e Krujës ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërkohë që ende nuk dihen autorët. Vijon...
mit/NOA