Vlorë, 8 qershor 2011 NOA- Policia e Vlorës gjatë operacionit të koduar "Kali i Trojës" ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie kanabis si dhe arrestimin e poseduesit të saj.
Burimet zyrtare konfirmuan se është arrestuar 23-vjeçari Arlind Lulushi, pasi gjatë kontrolli të ushtruar iu gjetën në çantë disa qese farmaceutike brenda të cilave kishte lëndë bimore e dyshuar si ajo e llojit "Cannabis sativa".
Gjithashtu policia theksoi se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij është sekuestruar edhe rreth 360 gr të tjera lëndë narkotike si dhe një thikë. a.q/NOA