English

Kinë, 800 grataçela brenda vitit 2016

E mërkurë, 8 qershor 2011, NOA- Në Kinë çdo pesë vite “mbin” një qiellgërvishtës i ri.

Ky fakt bëhet i ditur nga një raport i publikuar ditën e djeshme nga një revistë e tregtisë ku në vitin 2016 parashikohen të jenë ndërtuar 800 grataçela, rreth katër herë më shumë se ato që llogariten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri më tani në Kinë numrin më të madh të tyre e ka Hong Kongu, me 58 të tilla.

Ndërsa 5 nga 10 ndërtesat më të larta në botë janë në Kinë

Sakaq theksohet se për t’u cilësuar një ndërtesë si grataçelë, duhet të jetë të paktën

152,4 metra e lartë.

a.y/NOA

KOMENTE