Kinë, 8 Qershor NOA - Lan qenin e saj, duke e lidhur dhe më pas duke e hedhur në liqen.
Gjithçka ka ndodhur në Kinë, ku fotot e këtij lavazhi të shpejtë dhe falas janë publikuar tashmë në rrjet dhe kanë shkaktuar polemika të shumta sidomos nga aktivistët.
“është një xhest mizor dhe jo njerëzor”, - kanë komentuar.
Megjithatë zonja kineze, Pan, padronia e qenit i është përgjigjur në këtë mënyrë kritikave që ka marrë: “qenushi ishte pothuajse “zhul” dhe kjo pas një dite në të cilën ka bërë xhiro në mbarë vendin. Mbante erë dhe sapo pashë ujë mendova: pse jo? Mbi të gjitha është dhe i lidhur, nuk ka asgjë të keqe...”.
Është pikërisht pjesa në të cilën përmendet lidhja ajo çka ka irrituar të gjithë animalistët.
r.b/NOA