Tiranë, 8 qershor 2011 NOA- Ministria e punëve të jashtme të Shqipërisë në njoftimin shpërndarë medias konfirmon se Ministri Britanik i Shtetit për Evropën, z. David Lidington, do të jetë në Tiranë më 9 qershor, me ftesë të Ministrit të Jashtëm shqiptar. Kjo është vizita e parë e z. Lidington për Shqipërinë që kur ai u bë Ministër në muajin maj, te vitit 2010. Ai do të takohet me presidentin, kryeministrin, Ministrin e Punëve të Jashtme, dhe kreun e opozitës për të diskutuar mbi gjendjen politike, axhenden e reformave të BE-së, dhe prioritetet e Mbretërisë se Bashkuar për sundimin e ligjit. Ai do të bëjë gjithashtu një takim të shkurtër me Prokuroren e Përgjithshme. Njoftimi citon edhe deklaratën e ministrit britanik rrugës për në kryeqytetin shqiptar.
"Ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Mbretëria e Bashkuar mbështet fuqimisht dëshirën e Shqipërisë për t`u bashkuar me BE-në. Megjithatë, për të përparuar më tej, është me rëndësi që politikanët dhe institucionet shqiptare të demonstrojnë pjekurinë e tyre demokratike dhe kredencialet evropiane. Unë pres që të diskutoj këtë axhendë me partnerët shqiptarë në Tiranë”, ka deklaruar Lidington.
a.q/NOA