English

“Ndrangheta”, 100 arrestime në të gjithë Italinë

Torino, 8 qershor 2011 NOA- Një operacion blic i emërtuar “Minotauri” është shtrirë gjatë gjithë ditës së sotme në rajonet e Torinos, Milanos, Modenës dhe Rexhio Kalabrias. Bëhet fjalë për arrestimin e 100 të përfshirëve në rrjetin mafioz Ndrangheta. Operacioni i drejtuar nga përfaqësuesit më të lartë të zyrës së antimafias në Torino ka përfshirë mbi 1 300 uniforma blu, të cilët kanë zbitur në terren, duke bërë kontrollet dhe verifikimet përkatëse. 100 të arrestuarit akuzohen përgjegjës për një sërë veprash penale si trafik i lëndëve narkotike, trafik armësh, pengmarrje apo pastrim parash.

a.q/NOA

KOMENTE