English

Pasqyra e shtypit, 8 qershor 2011

Tiranë, 8 qershor 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 8 qershor 2011.

E përditshmja “Panorama” çelet me titullin: Letra e hapur, Rama: “Unë kryebashkiak ose pasoja mbi çdo shqiptar”. Nëntitull i kësaj gazete është, Kantrimen: “Partitë të sillen me dinjitet e të mos nxisin dhunë”.

Në një intervistë për Panoramën flet aktorja që luajti Marigonë, Elvira Diamanti: “Griselda është viktimë”. Nga Ekonomia mund të lexoni titullin; Biznesi, Fullani: “Të shikohen kushtet e kredive”.

Gazeta “Shekulli” hapet me titullin: “Kolegji: Përplasja e fundit për Tiranën”. Më tej lexoni "Letra e hapur të Edi Ramës, drejtuar publikut për Kolegjin Zgjedhor".

Në faqen e parë të kësaj gazete është një intervistë me shkrimtarin Ismail Kadare. “Kadare: Gabim arratisja nga Shqipëria”. Një tjetër argument i gazetës është: “Djali i Tom Ndrecës punësim dhe gradim rrufe”.

E përditshmja “Koha Jonë” ka si titull kryesor, “Edi Rama kërcënon Kolegjin Zgjedhor”. Më tej një tjetër titull, “SHBA, Kantrimen: Politikanët të mos nxisin dhunë”. Një tjetër shkrim i gazetës ka si titull: “PS me dy standarde për votat e hedhura në kutitë e gabuara”. Ndërkohë titull tjetër është, “Presidenti: Tirana në Komisionin e Venecias, Topi refuzon PS”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argumentin kryesor për sot: “Rishikimi i tapive, drafti i ri për verifikimin e titujve të pronësisë”. Tituj të tjerë të gazetës janë: “Hetimi: Meta i ofroi Dritan Priftit 1 milon dollarë ryshfet. Faktet e reja në prokurori”. Intervista, Natasha Lako: “Nuk i fal ata që paditën babanë tim në diktaturë”. Një titull nga politika është: “SHBA: Të mos nxitet dhuna, respektoni vendimin e Kolegjit”.

E përditshmja “Shqip” ka titull kryesor thirrjet e kryesocialistit Edi Rama në letrën e hapur për Kolegjin Zgjedhor. Rama: “Do të humbim Bashkimin Europian”. Më tej lexoni deklaratën e Kantrimen: "Kemi dyshime për vendimin e KQZ, Venecia të japë konsulencë”. Gjthashtu në faqen e parë të gazetës lexoni titullin, Subashi: “Çertifikimi mund të zgjasë deri në gusht”. Një tjetër shkrim i gazetës na njeh me “Ndryshimet e reja në kabinetin Berisha, nisin në Tetor”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE