English

Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria, do vijojë të shënojë rritje ekonomike

Nju Jork, 8 qershor, NOA - Remitancat (dërgesat e emigrantëve) vazhdojnë të mbeten burime të rëndësishme financiare për disa vende në rajonin e Evropës Juglindore, mes tyre edhe Shqipëria.

Një fakt i tillë pohohet në raportin më të fundit të Bankës Botërore, “Perspektivat Ekonomike Globale”, i publikuar ditën e sotme.

Ai pohon se aktualisht remitancat vërtiten në nivelin prej 18-35 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për vendin tonë, ndërsa kanë pësuar një lëkundje në mes të viteve 2008 dhe 2009, kohë në të cilën nisën të shfaqeshin në botë efektet e para të krizës globale financiare.

Ndërkaq, raporti në fjalë, thekson gjithashtu se në Evropën Qendrore dhe Lindore, rritja ekonomike do të arrijë në nivelin prej 4.5% këtë vit, por do të ngadalësohet pak, duke arritur në 4.2% vitin e ardhshëm.

Ndërsa në vitin 2013, ekonomia e vendeve të rajonit tonë, përfshirë edhe Shqipërinë, sipas Bankës Botërore, do të shënojë një rritje deri në 4.3%.

Raporti bën me dije, se këtë nivel do të kenë pak a shumë vendet si Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Lituania, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia.

Ndërsa në lidhje me raportet që ky rajon ka me Eurozonën, BB citon se ai do të ketë ritme më btë shpejta, ku konkretisht, PBB-së do të avancojë në krahasim me të me normën 1.7% këtë vit, 1.8% vitin e ardhshëm dhe me nivelin prej 1.9% në vitin 2013.

Ndërsa në nivel global, për ekonominë botërore, Banka Botërore parashikon rritje me nivelin prej 3.2% këtë vit dhe 3.6% në dy vitet e ardhshme, 2012 dhe 2013.

Sipas raportit “Perspektivat Ekonomike Globale”, kriza globale financiare nuk është më e formacioneve të mëdha dhe se shumica e vendeve në zhvillim ka rifituar një kapacitet më të plotë të nivelit të aktivitetit.

Ndërkaq, ai lë porosi që politikat makroekonomike në vendet në zhvillim duhet të kthehen në drejtim të përmirësimeve të prodhimeve afat-mesme etj.

n.e/NOA

KOMENTE