English

Shalsi: Humbësi kërkon të bëhet fitues me vota të vjedhura

Tiranë, 8 qershor 2011, NOA- Pas deklaratës së të shpallurit fitues për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha, ka reaguar Partia Socialsite.

Ka qenë nënkryetari i grupit parlamentar të kësaj partie Eduard Shalsi ai që theksoi se, nëpërmjet deklaratave, humbësi kërkon të bëhet fitues me vota të vjedhura.

Ai tha se, Lulzim Basha përmes bandës së Saliut në KQZ nuk ka gojë të flasë për zërin e qytetarëve, pasi tha ai qytetarët folën dhe votat e tyre u numëruan në sy të miliona shqiptarëve por ai që humbi ishte Saliu.

Më tej Shalsi tha: “Ndërsa votat që nxori nga xhepi KQZ-ja e Saliut për të përmbysur fitoren tonë në Tiranë nuk janë zëri i qytetarëve po zëri i Saliut. Boll më me këtë teatër të shpifur dhe Luli i Saliut le ti marrë mbrapsht t’ia çojë babit politik te shtëpia ato vota që dalin më shumë se votues, sepse mandati i opozitës në Tiranë nuk merret me vota më shumë se votues”.

Lidhur me rrugën e dhunës dhe presionit të përmendur nga Basha, deputeti socialist tha se, ai nuk ka gojë të flasë pasi nuk e ka harruar asnjë shqiptar se kush i vrau katër të pafajshëm në 21 janar.

a.y/NOA

KOMENTE