English

Shqipëria, “Der Spiegel”: Tensionet po zvogëlojë shanset për anëtarësim

Berlin, 8 qershor 2011 NOA- Tensionet politike që kanë përfshirë zgjedhjet e fundit po dëmtojnë shanset e Shqipërisë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian. Revista gjermane “Der Spiegel”, në analizën mbi situatën aktuale në vendin tonë citon se “vendi është i ndarë në dy kampe politike ndërsa protestuesit kanë dalë në rrugë duke premtuar nje revolucion”.

“Shqipëria është një vend anëtar i Nato-s dhe aspiron të bëhet pjesë e familjes europiane, por, pikëpyetjet e ngritura rreth zgjedhjeve lokale dhe posaçërisht për ato për kryetarin e bashkisë së Tiranës i kanë ulur shanset që kjo ëndërr të bëhet realitet sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan gazetari Jan Puhl. “20 vjet pas rënies së perders se hekurt, vetëm Shqipëria ka ngelur prapa”- citon gazetari, i cili i referohet vëzhguesve të shumtë që e konsiderojnë Shqipërinë si “një fortesë së armëve, drogës dhe trafikantëve të femrave si dhe atdhe i gjakmarrjes”. Por, për më tepër, lufta mes Ramës dhe Bashës për kryetarin e bashkisë së Tiranës ka lënë në hije edhe ndonjë progres politik të bërë për dy vjet. Sipas të përditshmes gjermane, “rivaliteti mes këtyre dy njerëzve nxjerr në pah problemin e Shqipërisë. Elita politike nuk është e përgatitur për të pranuar humbjen në kutitë e votimit, ndërsa organeve demokratike të shtetit u mungon autoriteti i nevojshëm.”

a.q/NOA

KOMENTE