Tepelenë, 8 qershor 2011, NOA – Policia e Gjirokastrës ka ndaluar katër shtetas për vjedhjen e disa celularëve dhe kompiuterëve.
31-vjeçari Eduart Mala, lindur dhe banues në Memaliaj –Tepelenë është arrestuar pasi ka vjedhur në banesën e shtetases B.N, në Memaliaj, 4 aparate celularësh.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe 4 aparatet celular të vjedhur.
Gjithashtu po në Tepelenë janë ndaluar edhe tre shtetas të tjerë për vjedhjen e tre kompiuterave të një shkolle.
20-vjeçari Marjo Hysi, 18-vjeçari Xhuljan Hasani, dhe 17-vjeçari Markeljan Mustafaj, të tre banues në Memaliaj u ndaluan për shkak se gjatë orëve të natës të datës 30 maj kanë vjedhur në shkollën 9 vjeçare të qytetit Memaliaj tre kompiutera të shkollës.
Të arrestuarit akuzohen për vjedhje në bashkëpunim.
mit/NOA