Tiranë, 8 qershor 2011, NOA- Do të jenë katër ditë rresht, duke filluar nga data 9 deri në datën 12 qershor, ditët kur do të zhvillohet për herë të parë në Tiranë, takimi i 46-të Vjetor i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës.
Mësohet se në këtë kuadër, delegacioni i autoriteteve të larta të Bankës, drejtuar nga Guvernatori Raphael Alomar, do të takohet me autoritete të larta shtetërore: me Kryeministrin Berisha, me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Haxhinasto, Ministrin e Financave.
Takimi i parë do të jetë ai mes guvernatorit të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës dhe Ministrit të Jashtëm Haxhinasto në orën 09.00 të mëngjesit të ditës së nesërme.
a.y/NOA