Korçë, 8 qershor 2011 NOA- Fabardha Aliko mund të ketë vdekur nga një trombo- emboli, ose siç njihet ndryshe trompozë. Kështu ka deklaruar presidenti i urdhrit të mjekut në Tiranë Dine Abazi, i cili ka theksuar se në bazë të kartelës mjekësore të së ndjerës Fatbardha Aliko, ndërhyrja kirurgjikale dhe trajtimi mjekësor kanë qenë të rregullt. Presidenti i urdhrit të mjekut në Korçë, Robert Tomço tha se mjekët, të cilët janë çuar për ndjekje penale lidhur me këtë rast, nuk janë pezulluar, pasi priten rezultatet përfundimtare të autopsisë. Fatbardha Aliko gjeti vdekjen në maternitetin e Korçës, pasi kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale 10 ditë më parë. a.q/NOA