English

Vendimi i Kolegjit, ja të gjitha argumentet e zbardhura

Tiranë, 8 Qershor 2011 NOA/ Albana Qehajaj/Ariola Ymeraj – Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i zbardhur pasditen e sotme, është bërë i mundur që të kihet i plotë, ku pretendimet e socialistëve konsiderohen të pabaza.

një vendim prej 19 faqesh argumentohet rrëzimi i padisë së Partisë Socialiste lidhur me ankimimin për numërimin e fletëve të votimit të hedhur në kutitë e gabuara.

Në të thuhet se nuk bëhet fjalë për një akt individual dhe jo akt normativ dhe se shqyrtimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është bërë në përputhje me ligjin, pasi ai nuk shtrihet në të gjithë vendin dhe si i tillë nuk kërkon 5 vota.

Theksohet se votat e shqyrtuara dhe të konsideruara si të pavlefshme nga KQZ, nuk janë të pavlefshme dhe se vlerësimi i tyre nuk përbën asnjë shkelje.

Në gjuhë ligjore dhe në përputhje me ligjin i gjithë vendimi sqaron qartë arsyet se pse KQZ nëpërmjet numërimit të bërë nuk ka kapërcyer kompetencat dhe se padia për shqyrtim është administrative.

Dita e sotme ishte edhe dita e fundit kur Kolegji Zgjedhor duhet të bënte zbardhjen e vendimit dhënë të premten e kaluar, për padinë e PS, lidhur me numërimin e bërë nga KQZ për fletët e hedhura gabim.

Më poshtë gjeni zbardhjen e thelbit të vendimit të Kolegjit Zgjedhor:

“Vendimi nr.709, date 23.05.2011 i KQZ-se konsiderohet si vendim perfundimtar lidhur me mosmarrëveshjen e parashtruar per zgjidhje ketij organi prej KZAZ-ve te njesise zgjedhore Bashkia Tirane, pasi ka zgjidhur ne menyre substanciale problematiken e lindur prej faktit te hedhjes aksidentale te disa fleteve te votimit ne kutite e tjera te se njejtes qender votimi dhe qe nuk jane numeruar e vleresuar nga ana e GNV-ve dhe KZAZ-ve respektive duke i pasqyruar keto vlerësime ne tabelat e rezultateve, siç atë paraqiten bashkëngjitur vendimit.

Në kuadër të plotësimit të detyrimeve të tij KQZ legjitimohet te kryejë edhe kompetencat e KZAZ-se, sipas përcaktimeve te nenit 33 të Kodit Zgjedhor.

Sipas përkufizimit teorik te kompetencës ajo është e drejta dhe detyra e organit të administratës publike per te ushtruar veprimtari ne baze dhe per zbatim të Ligjit, veprimtari qe shprehet ne teresine e akteve dhe veprimeve qe organi kryen. Pra, kompetenca e organit mund te shihet si e drejte dhe detyrim per zbatimin e detyrimeve te ngarkuara me ligj.

Ne pretendimet e saj pala paditese ka pretenduar se pala e paditur

K.Q.Z nuk ka kompetence te shqyrtoje nje situate te tille, pasi ajo është detyrim i KZAZ-ve. Nje pretendim i tille konsiderohet i pabazuar nga Kolegji dhe ne kundershtim me ligjin.

K.Q.Z si organ qendror i parashikuar nga Kodi Zgjedhor eshte organi epror i administrates zgjedhore dhe si i tille ushtron dhe kompetencat e organeve te varesise, ne rastet kur ato nuk mund te ushtrojne detyrat e tyre.

Mbi baze te kesaj cilesie edhe KZAZ-te i jane drejtuar ketij organi per zgjidhjen e nje situate konkrete te krijuar gjate proyesit paszgjedhor, e patrajtuar me pare dhe e parregulluar me akte te meparshme nenligjore nga K.Q.Z.

Duke qene se pala e paditur K.Q.Z eshte organi kompetent pergjegjes per administrimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale ne Republiken e Shqiperise dhe ne njesine qeverisese Bashkia Tirane, ka pasur detyrim ligjor per shqyrtimin e ketij rasti te paraqitur dhe zgjidhjen e tij.

Ne kuader te ketij detyrimi eshte kryer edhe hetimi administrativ nga pala e paditur dhe nxjerrja e vendimit m. 709 dt. 23.05.2011 te saj, si perfundim ligjor i ketij hetimi te zhvilluar.

Akti administrativ i kundershtuar, vendimi nr. 709 dt. 23.05.2011 nuk mund te konsiderohet se shte nxjerre ne shkelje te formes dhe proyedures se kerkuar per nxjerrjen e aktit administrativ sipas pikes "c" te K.Pr. Administrative si pretendohet nga pala paditese, ashtu sikurse edhe vendimi i dt.18.05.20 11 (i miratuar ne parim).

Megjithese i pretenduar nga kjo pale nuk u provua asnje rrethane e shkeljes se procedurave per marrjen e tij, shkelje e tille e rendesishme qe do te çonte ne pavlefshmerine absolute te aktit.

Duke iu referuar materialeve te ndodhura ne dosje si procesverbalet e mbledhjeve te K.Q.Z-se, rezulton se shqyrtimi administrativ nga ky organ eshte kryer ne perputhje me kerkesat e Ligjit, konkretisht nenit 22 të Kodit Zgjedhor.

Procedura e ndjekur nga pala e paditur ka qenë në përputhje me rregullat e shqyrtimit administrativ te akteve nga organet kolegjiale sikundër eshte pala e padltur.

mbledhja e pales se paditur eshte është bërë konform kërkesave te kesaj dispozite duke u njoftuar rendi i dites, dhe me pjesëmarrjen e te pakten 4 anetareve te K.Q.Z-se.

Persa i perket menyres se votimit ashtu si u arsyetua me lart, duke qene se akti objekt gjykimi nuk u konsiderua akt normativ ai eshte i vlefshem me shumice te thjeshte te votave te anetareve te pranishem.

Sipas teorise te se drejtes administrative, ne rastet e nxjerrjes se akteve adminsitrative nga organe kolegjiale siç eshte edhe pala e paditur K.Q.Z duhet te plotesohen nje sere kerkesash ligjore proceduriale, si menyra e thirrjes se mbledhjes se organit administrativ, percaktimi i rendit te dites, prezenca e shumices se anetareve te ketij organi, mbajtja e procesverbalit perkates, parimi i degjimit te paleve dhe parimi i paanësisë te organit administrativ.

Te gjitha keto parime te se drejtes jane zbatuar ne rastin konkret nga pala e paditur K.Q.Z, ne vendimmarrjen e saj.

Nje tjeter aspekt i vlefshmerise te aktit administrativ vendim ill.709 dt.23.05.2011 te K.Q.Z eshte dhe perputhja e tij me permbajtjen e ligjit. Si akt nënligjor nje akt administrativ duhet te jete ne perputhje me ligjin qe ai i referohet.

Sipas teorise te se drejtes nje akt ka mospërputhje me Ligjin kur, 1-parashikon ose urdhëron kryerjen e veprimeve te caktuara qe Ligji nuk i lejon ose i ndalon dhe 2-kur ndalon ose refuzon te drejta te përcaktuara ne Ligj.

Ne rastin konkret nuk jemi para asnje prej ketyre rasteve qe do te çonin ne pavlefshmërinë e aktit administrativ.

Kodi Zgjedhor ne asnjë dispozite te tij nuk parashikon moslejimin apo ndalimin e vlerësimit dhe numërimit te nje sasie te caktuara votash, qofshin keto te hedhura ne kutine e gabuar, vota qe shprehin qarte vullnetin e zgjedhësve qe kane votuar dhe po keshtu nuk ndalon te drejten e çdo zgjedhesi qe vota e tij te shqyrtohet dhe te vleresohet nese eshte e vlefshme apo jo.

Nje akt i tille vjen ne perputhje edhe me qellimin e vete Ligjit, Kodit Zgjedhor qe eshte administrimi i procesit zgjedhor dhe shpallja e rezultatit te zgjedhjeve, si qellim final pas gjithë procedurave administrative te ndjekura.

Pretendimet e pales paditese ne kerkese padine e saj kryesisht i referohen pavlefshmerise te aktit ne kuptimin formal te tij, duke e konsideruar si akt normativ dhe linja e kundershtimit te aktit e kesaj pale mbeshtetet vetem ne kete aspekt ligjor, arsyetimi i te cilave eshte pjese e ketij vendimi.

Ne lidhje me pretendimin se KQZ ka ndryshuar rregullat e lojes pas zhvillimit te prol(esit zgjedhor edhe ky çmohet i pabazuar nga Kolegji, pasi ne rastin konktret nuk kemi nje situate te tille. Me vendimin objekt gjykimi KQZ nuk ka normuar rregulla te reja sjelljeje por ka zgjidhur nje situate te re te patrajtuar me pare, situate e krijuar ne nje moment te caktuar paszgjedhor.

Nga pala paditese ne asnje moment megjithëse u pretendua nuk u paraqit si prove asnje akt apo udhëzim shkresor i K.Q.Z-se qe ka rregulluar me pare nje situate te tille, qe te mund te provohej se u ndryshua me vendimin objekt gjykimi. Referimi i kesaj pale ne nenin 123 te K.Zgjedhor eshte i gabuar, pasi situata juridike nuk eshte pjese e vleresimit sipas kesaj dispozite. KQZ ka ushtruar kompetencat e nje organi permbledhes te te gjitha rezultatave dhe tabelave te paraqitura nga KZAZ-te e Tiranes, e kjo proçedure eshte kryer para kryerjes se detyrimeve te percaktuara ne nenin 123 te K.Zgjedhor.

Persa i perket kerkimit tjeter te kerkese padise, atij per pavlefshmerine e veprimeve dhe vendimeve te ndermjetme te KQZ-se, Kolegji Zgjedhor l(mon se duhet vendosur pushimi i gjykimit te çështjes. Konstatohet gjate gjykimit, se keto vendime jane te papercaktuara si ne objektin e padise dhe nuk u percaktuan as gjate gjykimit te çështjes nga pala paditese, duke mbetur ne kete menyre abstrakte te tilla qe nuk mund te investojne Kolegjin ne shqyrtimin e tyre. Ndodhur ne keto rrethana, çmohet se per keto kerkime padia duhet te pushohet.

Në përfundim, Kolegji Zgjedhor thotë se nisur nga argumentet e mësipërme:

VENDOSI:

Rrezimin e kerkese padise se pales paditese Partia Socialiste e Shqiperise persa i perket kerkeses per konstatimin si absolutisht te pavlefshem te Vendimit nr.709, date 23.05.2011 te pales se paditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Tirane.

Pushimin e gjykimit te yeshtjes lidhur me kerkimin per anullimin e vendimeve te ndërmjetme te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Tirane.

a.q/a.y/e.t/NOA

KOMENTE