Tiranë, 8 qershor 2011, NOA- Kolegji Zgjedhor pak më parë ka zbardhur vendimin e shprehur më 3 qershor lidhur me ankimimin e Partisë Socialiste për shqyrtimin nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për fletët e hedhura në kutitë e gabuara.
Kolegji ia ka përcjellë sekretarisë vendimin për t’iu dorëzuar më tej palëve të interesuara për të, ku shprehet për rrëzimin e kërkesës së socialistëve.
Sakaq nëpërmjet këtij vendimi, i cili lë në fuqi atë të shpallur më herët nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shpallet fitues kandidati i maxhorancës Lulzim Basha me 81 vota përpara.
a.y/NOA