English

Zjarret dhe kultivimi i kanabis sativës, policia fushatë

Gjirokastër, 8 qershor 2011 NOA- Shefi i Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, Petrit Halo , si dhe Shefi i Marrdhënieve me Publikun në Drejtorinë e Policisë Gentian Mullai kanë zhvilluar takime me krerët e Komunës Lunxhëri si dhe me kryetarët e fshatrave të kësaj komune.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte marrja e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për parandalimin e zjarreve gjatë sezonit veror.

Kryetarët e komunave Lunxhëri, Antigone dhe Cepo si dhe kryetarët e fshatrave kanë vlerësuar bashkëpunimin me policisë si dhe punën e përbashkët të bërë vitin e kaluar ku si rezultat i punës mjaft të mirë këto komuna u hoqën nga harta e kultivimit të bimëve narkotike.

Në këto takime Shefi i Komisariatit të Policisë Gjirokastër Kryekomisar Neritan Islamukaj u shpreh se “E konsideroj bashkëpunimin me pushtetin vendor si prioritar dhe shumë të rëndësishëm. Së bashku duhet të marrim masa edhe për parandalimin e zjarreve , ku për hir të së vërtetës , duhet thënë që vitet e kaluar edhe në këtë drejtim në komunat e rrethit Gjirokastër ka pasur shumë raste të zjarrvënies me qëllim apo nga pakujdesia”.

Shefi i policisë kërkoi bashkëpunimin që çdo inspektor i policisë së rendit në rast rënie zjarri do të evidentojë , shoqrojë dhe procedojë penalisht cilindo që do të shkaktojë me dashje apo nga pakujdesi zjarr në tokat kullosore apo ato pyjore.

a.q/NOA

KOMENTE