English

Andorra njeh pavarësinë e Kosovës

Bruksel, 9 qershor 2011, NOA - Principata e Andorrës ka njohur zyrtarisht Pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, duke çuar në 76 numrin e vendeve që kanë njohur shtetin më të ri të Europës.

Konfirmimi zyrtar i njohjes është dërguar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel.

Kjo njohje vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës po bën përpjekje maksimale për përmbylljen e procesit të njohjeve.

Principata e Andorrës është shteti i vogël në jugperëndim të Evropës, që gjendet në lindje të maleve Pirenej dhe kufizohet nga Franca dhe Spanja.

NOA/INA

KOMENTE
  • Hekurim Ibrahimi12:39 - 09 Qershor 2011
    flm andora per njohjen e pavaresise se kosoves