E enjte, 9 qershor 2011, NOA- Pesë gra nga Arabia Saudite janë arrestuar sot në Riad vetëm sepse kishin ngarë makinën, një aktivitet i ndaluar për gratë e vendit.
Mësohet se gratë u ndaluan nga policia në Hettein një lagje e Riadit.
Pesë gratë Saudite mes moshës 20 dhe 30 vjeçare u arrestuan dhe u dërguan në një stacion policor.
Lidhur me këtë ngjarje disa aktiviste kanë bërë thirrje për gratë në Arabinë Saudite që të sfidojnë vendimin për ndalimin e dhënies së makinës më 17 qershor, duke provokuar protesta nëpër zonat konservatore dhe fanatike lidhur me këtë vendim.
a.y/NOA