English

Banka për Zhvillim e KiE: Shqipëria një histori suksesi

Tiranë, 9 qershor 2011 NOA- Një ekip i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës, kryesuar nga Raphaël Alomar ka mbërritur në Tiranë në kuadër të takimit të 46 vjetor të Bankës, që për herë të parë organizohet në Tiranë, në datat 10-12 Qershor. Delegacioni është pritur nga zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, i cili vlerësoi kontributin e Bankës për Zhvillim të KiE në Shqipëri, për projektet e orientuara në fushat prioritare si: politikat sociale, në arsim e shëndetësi e së fundi në projektet infrastrukturore. Haxhinasto sugjeroi mundësinë e shtimit të projekteve për shtresat në nevojë si komuniteti rom e egjiptian, në fushën e turizmit, si një bazë e fuqishme për zhvillimin e vendit tonë, por edhe në fushën e trashëgimisë kulturore.

Nga ana e tij, guvernatori Alomar theksoi se Shqipëria është histori suksesi e Bankës për Zhvillim të KiE. Ai shprehu angazhimin e Bankës për të mbështetur projekte të tjera në Shqipëri dhe për shtimin e kapitaleve, duke filluar nga pranvera e vitit të ardhshëm.

a.q/ NOA

KOMENTE