Forli, 9 Qershor NOA - Një faqe gazete për ti kërkuar falje partneres ose më saktë të fejuarës.
Gianluca, një 40-vjeçar nga Forli i Italisë, ka gjetur këtë mënyrë për të arritur faljet e së dashurës së tij (tashmë ish).
Ka marrë një hapësirë publicitare në gazetën “Corriere di Romagna” dhe ka nisur kërkesën e tij të të dashurit të penduar me fjalët: “Cristina, amore mio, perdonami”.
Nuk dihen arsyet e ndarjes dhe bazuar në letrën e shkruar Gianluca mund të themi se ai ka ndryshuar diçka që, Cristina duhet thënë nuk i ka pëlqyer aspak.
Megjithatë duhet thënë se është një rast tepër i veçantë, ku falja është kërkuar nëpërmjet faqes së një gazete.
r.b/NOA