English

“Boboshtica”, gjykata: Një vit burg për kreun e OMONIA-s

Korçë, 9 qershor 2011 NOA- Gjykata e Korçës ka dhënë vendimin e saj lidhur me dhunimin e varreve në fshatin Boboshticë. Kështu, kryetari i Omonia-s, Naum Disha është dënuar me një vit burg pasi është shpallur fajtor për shkatërrimin e varrezave të fshatit. Ditë më parë ishte prokuroia e cila dha pretencën e saj lidhur me ngjarjen ku janë përfshirë edhe dy punëtorë. Këta të fundit janë deklaruar të pafajshëm, pasi kanë zbatuar vetëm urdhërin e dhënë nga eprori i tyre. Për dy punëtorët: Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe është vendosur lirimi me kusht.

a.q/NOA

KOMENTE