English

Digjet kamioni, bëri kontakt me kabllot e energjisë elektrike

Shkodër, 9 qershor 2011, NOA – Si pasojë e kontaktit me kabllot elekrikë është djegur një kamion, por fatmirësisht ngjarja nuk ka shënuar viktima.

Lajmin e bëri publik policia e Shkodrës, që informoi se kamioni u dogj aksidentalisht për shkak se karroceria e lartë e tij ka takuar kabllot e energjisë elektrike.

Për pasojë mjeti në fjalë është djegur plotësisht, ndërsa dëme në njerëz nuk ka patur.

Ngjarja ndodhi pasditen e të mërkurës në tunelin e rrugës që të çon drejt tragetit të linjës së Komanit.

Sipas policisë zjarri është shkaktuar pikërisht brenda në këtë tunel duke djegur plotësisht kamionin.

Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale, rezulton se kamion me targë BB 373 WT ishte në pronësi të shoqatës Energy Sorisi e Piloteve të Motorrëve.

mit/NOA

KOMENTE