English

Fullani: Ekonomia shqiptare të orientohet drejt eksportit

Tiranë, 9 qershor 2011- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani bëri thirrje për një thellim të strukturave dhe reformave ekonomike si dhe orientimin e ekonomisë drejt eksportit. Gjatë raportimit vjetor në sallën e kuvendit Fullani tha se “Duhet edhe një konsolidim më i madh makro-ekonomik si dhe ruajtja e stabilitetit financiar”. “Banka e Shqipërisë ka arritur që të mbajë brenda objektivit inflacionin përgjatë vitit 2010. Pavarësisht rritjes së nivelit të kredive të këqija, duhet pranuar se aktiviteti bankar në Shqipëri është brenda parametra pozitivë”. Ka deklaruar përpara deputetëvë guvernatori Fullani.

a.q/ NOA

KOMENTE