English

Hagë, Haradinaj gjykohet më 17 gusht

Hagë, 9 qershor 2011, NOA- Seanca dëgjimore në gjykatën e Hagës ndaj ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj u mbajt pasditen e sotme, ku u vendos që rigjykimi ndaj tij të nisë më 17 gusht.

Prej afro një viti, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pret në Hagë të rifillojë rigjykimi për krime lufte, pasi gjykatësit vendosën se gjatë gjykimit të mëparshëm nuk ishin siguruar disa dëshmitarë të caktuar.

Gjatë seancës gjykatësi kërkoi nga pala mbrojtëse që deri më datë 16 qershor të paraqesë listën e dëshmitarëve, ndërsa urdhëroi prokurorinë që brenda datës 27 qershor të japë vendimin e saj në lidhje me kërkesën e mbrojtjes.

a.y/NOA

KOMENTE