English

Kapet minoreni për posedim armësh dhe droge

Vlorë, 9 qershor 2011, NOA – Një shtetas nga Llakatundi i Vlorës i shpallur në kërkim për posedim armësh është kapur nga policia e Vlorës.

Policia jep vetëm inicialet e të ndaluarit, I. B., që është një minoren 15-vjeçar.

Policia e argumenton ndalimin e tij me dyshimet se posedonte sende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit të banesës së tij në fshatin Llakatund u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë, si dhe një sasi prej 70 gr lëndë bimore e dyshuar si ajo e llojit “Canabiss Sattiva”.

I riu akuzohet për prodhim dhe armëmbajtje pa leje.

mit/NOA

KOMENTE