Siracusa, Itali, 9 qershor 2011, NOA- Kryeredaktori i gazetës “Koha Jonë”, z.Edison Kurani, nderohet me çmim në Itali, me motivacionin: “Vlerësim për përvojën në gazetari dhe drejtimin e mediave të rëndësishme në Shqipëri”.
Premio Exellence nga Asosacioni Kulturor “Vitaliano Brancati” u jepet çdo vit personaliteteve nga Italia dhe vende të tjera të Evropës dhe këtë vit z.Edison Kurani është përzgjedhur në cilësinë e Kryeredaktorit të gazetës së përditshme “Koha Jonë”.
Nominimi i z.Kurani për “Premio Exellence” ishte bërë gjatë procesit përzgjedhës disa muaj më parë.
Bashkë me z.Edison Kurani do të nderohen me çmime edhe gazetarët e njohur, Magdi Cristiano Allam, gazetar i “Corriere della Sera” dhe deputet në Parlamentin Evropian, Gianni Oliva, Sergio Taçone, Giorgio Calabrese.
Me rastin e dhënies së çmimeve “Exellence”, nga Asosacioni Kulturor “Vitaliano Brancati” me mbështetjen e Asosacionit “Dante Alighieri”, një ceremoni e veçantë do të organizohet më 11-12 Qershor 2011 në qytetin e Sirakuzës në Itali, ku do të marrin pjesë personalitete të shumtë, mes të cilëve drejtues qendrorë dhe lokalë, shkrimtarë dhe gazetarë të mirënjohur italianë, e po ashtu, Presidenti i “Premio Exellence”, Tommaso Chiarella dhe Presidenti i Çmimit Ndërkombëtar të Gazetarisë “Vitaliano Brancati”, Corrado Di Pietro.
NOA